“Lajme të mira nga Brukseli!”/ Rama tregon gjithçka: Shqipëria do të ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria pritet të përfitojë më
shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në konferencën e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka
bërë përparim ekonomik, duke theksuar se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë dekadës së fundit.
“Ndërsa kjo konferencë i afrohet fundit, më lejoni të falënderoj së pari KE-në, partnerët tanë rajonalë dhe investuesit e bizneset që i dhanë thelbin këtyre dy ditëve. Më lini ta nis duke thënë se sa larg kemi ardhur, sepse dhe unë e përshkova gjithë rrugën nga epoka e akullit te temperatura e dhomës e kam shumë të vështirë ta mendoj se si e nisëm.
Një dekadë më vonë, pas procesit të Berlinit, lindi plani i ri i rritjes. Si një rajon që përpiqet që të kapë ritmin me BE-në, jemi më shumë se kaq, jemi një rajon i ri investimi. Është një propozim dhe propozimi duhet të vërtetohet me projekte dhe partneritete. Shihni Shqipërinë, një dekadë më parë, ishte një ekonomi 10 miliardë euro, sot është një ekonomi 30 miliardë euro.
E kemi trefishuar ekonominë dhe synojmë të bëjmë më shumë. Gjendemi mes Adriatikut dhe Jonit, përballë Italisë, portë hyrëse në Ballkan, anëtare e NATO-s dhe synojmë të jemi anëtare e BE-së. Sapo jam kthyer nga samiti BE-Ballkan Perëndimor me lajme të mira dhe jam besimplotë se Marta do ua thotë. Shqipëria do të marrë më shumë nga plani i rritjes, jo si nder, por se kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.
Më të Lexuarat

LAJME
“Vendos sheshi”/ Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

LAJME
Është gjermane, e martuar me shqiptar dhe flet rrjedhshëm shqip: “Për 6 muaj e kam mësuar gjuhën

LAJME
“Atij k*rvës, palloshit…”/ Kujt i drejtohej Balluku me fjalët e rënda? Lala: E kam të konfirmuar, bëhet fjalë për…
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Lajme të mira nga Brukseli!”/ Rama tregon gjithçka: Shqipëria do të ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian p&e...

LAJME
“Vendos sheshi”/ Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

LAJME
Është gjermane, e martuar me shqiptar dhe flet rrjedhshëm shqip: “Për 6 muaj e kam mësuar gjuhën

LAJME