LAJM I FUNDIT/ Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e befasishme në...

Nga Class• 14 October 2026

LAJM I FUNDIT/ Tirana po digjet nga studentët, Pjerin Ndreu bën

Anisa Mollaj është emëruar në postin e nënkryetares së Bashkisë Lezhë,

në një lëvizje të bërë nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Përpara këtij emërimi, Mollaj ka mbajtur detyrën e këshilltares së kryebashkiakut Ndreu.

 Njoftimi për ndryshimin në drejtimin e bashkisë vjen në një ditë kur vëmendjen në vend

 e kanë marrë protestat e zhvilluara në Tiranë, të cilat u shoqëruan me përplasje dhe akte dhune.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Bashkia Lezhë ka bërë të ditur emërimin e Mollajt, duke dhënë edhe detaje mbi angazhimin e saj të mëparshëm pranë kryebashkiakut.

“Anisa Mollaj emërohet Nënkryetare e Bashkisë Lezhë! Sot, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka emëruar në detyrën e Nënkryetares së Bashkisë, znj. Anisa Mollaj. Deri në këtë emërim, znj. Mollaj mbante detyrën e këshilltares në kabinetin e Kryetarit të Bashkisë. Në këtë detyrë, ajo zëvendëson znj. Eueda Molla, e cila do të vijojë kontributin e saj në një detyrë tjetër. Duke falënderuar znj. Eueda Molla për punën dhe përkushtimin e treguar, i urojmë znj. Anisa Mollaj suksese në përgjegjësinë e re dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve të Lezhës!”, shkruhej në njoftim.