Lajm i fundit! Tërhiqen Policet, një baba ngjitet te Kryeministria me fëmijën e tij

Nga Class• 16 October 2026

Lajm i fundit! Tërhiqen Policet, një baba ngjitet te Kryeministria me

Lajm i fundit! Tërhiqen efektivët pas përplasjeve, një baba ngjitet te Kryeministria me fëmijën e tij

Protesta e së premtes në Tiranë është shoqëruar me momente të forta tensioni,

ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar pranë Kryeministrisë.

Sipas raportimeve të mediave, pas përplasjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

 policia është detyruar të tërhiqet përkohësisht nga disa pozicione, ndërsa protestuesit kanë vijuar qëndrimin në zonën përpara godinës së qeverisë. Në disa momente janë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Një tjetër episod që ka tërhequr vëmendjen është prania e një babai me fëmijën e tij të mitur pranë Kryeministrisë.

Protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e katërt dhe janë zhvilluar mes kërkesave për ndryshime në arsim dhe kundërshtimit të qeverisë. Tubimet, që fillimisht ishin kryesisht paqësore, janë shoqëruar edhe me akte dhune dhe dëmtime pronash.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet pranë Kryeministrisë vijojnë të ndiqen nga afër.