Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ushtaraku i lartë shqiptar! Forcat e Armatosura japin njoftimin

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura,
pasi është ndarë nga jeta njëri prej anëtarëve të orkestrës zyrtare të ushtrisë shqiptare.
Është shuar në moshën 70-vjeçare Fatos Mullahi i cili për vite radhazi luajti me përkushtim
e profesionalitet për ushtrinë shqiptare, në ceremonitë më të rëndësishme shtetërore,
protokollare, si dhe në evente artistike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije miku i tij, Miron Kotani i cili njofton se artisti Fatos Mullahi është ndarë nga jeta, por kontributi dhe figura e tij do të mbeten të paharruara.
“Nje mik , nje koleg , nje artist virtuoz, vendi yt do te mbetet gjithmone i paharruar per Orkestren Frymore te FA-se dhe orkestrat e tjera ku ti luajte me sa perkushtim e nivel te larte profesional@
Faleminderit per kontributin – u largove shume heret nga kjo jete miku im – Fatos Mullahi !
I paharruar kujtimi yt !
Ngushellime familjareve e kolegeve !” shkruan Kotoni.
Ndërkaq mësohet se miq, familjarë e kolegë do i japin nesër lamtumirën e fundit Fatosit. Ceremonia mortore e tij do të mbahet ditën e nesërme në Tufinë.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.
Më të Lexuarat

LAJME
“I jap rrogë ministrit dhe gjykatësve”/ Dosja Çopja-Çela në SPAK zbulon fuqinë e tyre! Kush është ministri që paguhej

LAJME
Rama për “The Independent”: Rënia në sondazhet e Farage është mallkim për vërejtjet e turpshme për emigrantët shqiptarë

LAJME
U hodh nga kati i 6-të i një pallati/ 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ushtaraku i lartë shqiptar! Forcat e Armatosura japin njoftimin
Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, pasi është ndarë nga jeta...