Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës

Ish-ministre e Thaçit dhe ish-deputete e PDK-së, kush është Justina Shiroka-Pula, emri i propozuar nga Albin Kurti për
Presidente
Justina Shiroka-Pula, emri i propozuar nga kryeministri Albin Kurti për postin e Presidentes së Kosovës, është një nga figurat me profil
të gjatë akademik, institucional dhe politik në vend.
Ekonomiste dhe profesoreshë universitare, Shiroka-Pula u zgjodh në vitin 2025 kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës, duke u bërë gruaja e parë që drejton ASHAK-un që prej themelimit të tij në vitin 1975. Në këtë post ajo pasoi akademikun
Mehmet Kraja.
Shiroka-Pula ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit.
Doktoraturën e kreu në Universitetin e Prishtinës me temën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Karrierën profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 iu bashkua Fakultetit Ekonomik si ligjëruese.
Sipas biografisë së ASHAK-ut, ajo ka ndjekur studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në SHBA, si dhe ka marrë pjesë në programe të ndryshme profesionale në universitete ndërkombëtare.
Pas luftës në Kosovë, Shiroka-Pula u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në çështje që lidhen me fuqizimin e grave, barazinë gjinore, zhvillimin e biznesit dhe ndërmarrësinë.
Karriera e saj përfshin edhe poste të rëndësishme politike. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 ajo shërbeu si ministre e Energjisë dhe Minierave në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi.
Më pas, në periudhën 2011–2014, Shiroka-Pula ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Tashmë emri i saj është rikthyer në qendër të zhvillimeve politike, pasi Albin Kurti e ka propozuar për postin më të lartë shtetëror.
Kush është presidentja e re
Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka vijuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Zagreb, ku ka diplomuar në vitin 1984.
Karrierën akademike e ka nisur në vitin 1978 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, fillimisht si asistente e lëndës “Kërkimet Operacionale”. Gjatë karrierës së saj akademike ka kaluar nëpër nivelet e avancimit akademik dhe në vitin 2004 është zgjedhur profesoreshë ordinare.
Gjatë angazhimit të saj në Universitetin e Prishtinës, Shiroka-Pula ka shërbyer si shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe anëtare e Bordit Drejtues të universitetit.
Ajo ka ndjekur gjithashtu studime, programe postdoktorale dhe trajnime akademike jashtë vendit, përfshirë Universitetin e Linzit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thanë
Ditmir Bushati
Urime Justina Shiroka-Pula, Presidente e Republikës së Kosovës
Kompromisi politik nuk është kurrë i lehtë, por është i mundur kur ekziston vullneti i vërtetë për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Urime të gjithë aktorëve politikë që ndihmuan në arritjen e këtij kompromisi!



