
I dashur biri im
Kur më sheh se jam vjetëruar dhe nuk jam në rregull, ke durim dhe provo të më kuptosh…
Nese ndyhem kur ushqehem, nëse nuk mund të vishem, të lutem ke durim. Kujtoj orët e tëra që i kam kaluar duke të mësuar.
Kur flasë me ty, nëse i përsërisë fjalët disa herë, mos më ndërprit të lutem, më ndëgjo. Kujtohu kur ishe i vogël, mua më është dashur ta lexojë ty 1001 herë të njëjtin tregim derisa nuk të ka zënë gjumi.
Kur nuk dua të pastrohem e të bëjë dush, as mos më qorto e as mos ma ngre veshin. Kujtohu kur mua më është dashur të ndjek ty me mijëra lutje, me qëllim që ti të bëje një dush!
Kur ta vësh re injorancen time ndaj teknologjive të reja, të lutem më jep kohën e mjaftuar që t’i kuptoj ato dhe mos më shiko me përbuzje. Unë të kam mësuar ty aq shumë gjëra, të ushqehesh mirë, të vishesh mirë, të ballafaqohesh me jetën…
Nëse për ndonjë çast nuk më kujtohen gjërat apo më humb filli i bisedës sonë, më lejo një kohë të mjaftuar për tu kujtuar ku isha me bisedën dhe nëse nuk më kujtohet ku isha duke biseduar, mos u nervozo të lutem sepse gjëja më e rëndësishme në ato moment nuk është biseda që kisha me ty, por sigurisht është dëshira që të jem pranë teje dhe që të kem ty pranë të më dëgjosh
