Kujdes, pamje të rënda/ Del VIDEO e frikshme e vrasjes së Luka Beqirajt në Spanjë! (Autori e qëllon me 3 plumba)

Nga Class• 19 November 2026

Kujdes, pamje të rënda/ Del VIDEO e frikshme e vrasjes së Luka

Ky është momenti i ekzekutimit të shqiptarit, Luka Beqiraj në Spanjë.

Pamjet tregojnë autorin i cili e qëllon me tre plumba, në tarracën e një lokali brenda një qendre sportive.

Ndërkohë miqtë e vlonjatit që ishin në tavolinë, largohen me vrap për të shpëtuar.

Sipas mediave spanjolle, mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime

 te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një krim me pagesë, për larje hesapesh.

Gjithashtu, po hetohet mundësia e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës.

Beqiraj rezulton një emër i njohur për autoritet shqiptare.

Në vitin 2016, Beqiraj u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje, në 2019 u arrestua në kuadër të një operacioni shqiptaro-italian, ndërsa në vitin 2020 u dënua me 4 vite e gjysmë burg për trafik droge./VoxNews

Video e publikuar nga gazetari, Artan Hoxha: