'Kosova nuk është Serbi', kënga nacionaliste në Bruksel revolton Marjana Koçekun, kërkon falje publike nga BE-ja

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me incidentin me këngën nacionaliste
serbe në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel,
e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Koçeku e cilëson këtë veprim të papranueshëm,
duke theksuar se një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakderdhjen që ka përjetuar populli i Kosovës gjatë luftës.
Sipas saj, përdorimi i një kënge të tillë bie ndesh me parimet demokratike dhe vlerat që Bashkimi Evropian pretendon se mbron.
Në reagimin e saj, Koçeku kërkon që zyrtarët e Bashkimit Evropian përgjegjës për organizimin e Forumit të kërkojnë falje publike ndaj popullit të Kosovës.
“Këto janë jetë njerëzish, familje të shkatërrueme dhe plagë që nuk kanë me u harru kurrë. Zyrtarët e Bashkimit Europian përgjegjës për organizimin e Forumit i detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike.Europa duhet të qëndrojë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike”, shkruan deputetja.
Reagimi: Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel thuhet se u hap me kangën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Kjo asht e papranueshme! Një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakun e derdhun të popullit të Kosovës dhe bie ndesh me vetë parimet dhe vlerat demokratike që Europa pretendon se mbron.
1 milion refugjatë, 11 mijë të vramë, 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe 1,600 persona ende të zhdukun.
Këto janë jetë njerëzish, familje të shkatërrueme dhe plagë që nuk kanë me u harru kurrë.
Zyrtarët e Bashkimit Europian përgjegjës për organizimin e Forumit i detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike.Europa duhet të qëndrojë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike.
Më të Lexuarat

LAJME
Monika Lubonja trazon rrjetin me videon: “Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë jashtë martesës”

LAJME
Tragjedi rrugore në Gjermani, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë (EMRAT)

LAJME
Aksidenti tragjik i merr jetën shefit të Krimeve / Policia e Vlorës zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
'Kosova nuk është Serbi', kënga nacionaliste në Bruksel revolton Marjana Koçekun, kërkon falje publike nga BE-ja
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me incidentin me këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të B...

LAJME
Monika Lubonja trazon rrjetin me videon: “Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë jashtë martesës”

LAJME
Tragjedi rrugore në Gjermani, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë (EMRAT)

LAJME