Kontrrollojeni mirë pashaportën! Shteti ndryshon printimin, gruaja ndalohet në aeroport, i thanë është fallsifikuar, por e vërteta

Nga Class• 19 November 2026

Kontrrollojeni mirë pashaportën! Shteti ndryshon printimin, gruaja

Një udhëtim drejt Stokholmit të Suedisë është kthyer në një përvojë shqetësuese për një qytetare

 shqiptare, e cila ishte nisur së bashku me vajzën e saj.

Ajo i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar problemin që hasi me pasaportat e reja,

 të cilat i kishte tërhequr në muajin korrik.

Qytetarja tregon se të dielën, gjatë udhëtimit drejt Suedisë, ajo dhe vajza e saj u ndaluan në aeroport, pasi autoritetet dyshuan se pasaporta e saj ishte e falsifikuar.

Sipas denoncimit, pas një kontrolli intensiv prej rreth 3 orësh dhe verifikimeve nga specialistë të Interpolit, u konstatua se pasaporta nuk ishte false, por kishte pasaktësi në shënimet teknike.

Konkretisht, në fushën e tipit të dokumentit shfaqet shënimi “PP”, ndërsa sipas qytetares duhet të jetë vetëm “P”. Po ashtu, në pjesën e poshtme të pasaportës shfaqet sërish kodi “PP”, ndërsa ajo thotë se duhet të jetë “P

Përmes denoncimit, qytetarja kërkon të mësojë nëse këto pasaktësi janë vetëm në pasaportën e saj apo nëse edhe persona të tjerë të pajisur me dokumente të reja mund të kenë të njëjtin problem.

Denoncimi i plotë i qytetares:

“Përshëndetje, do doja të bëja një pyetje dhe nëse dikush na ndihmon.

Kam bërë pasaportat e reja në korrik dhe të dielën, duke u nisur nga Shqipëria për në Stockholm, Suedi, më ndalën mua dhe vajzën, sepse më thanë: ‘Pasaporta është false’.

Pas një kontrolli intensiv prej 3 orësh me inspektorë të Interpolit për verifikime të pasaportave, arritën të verifikonin që pasaporta nuk është false, por ka gabime. Si për shembull, duhet tipi P dhe unë e kam me 2-P, por edhe poshtë duhet P

A mundeni, ju lutem, të verifikoni ose të pyesni nëse janë bërë gabime edhe tek të tjerët apo vetëm unë e kam këtë lloj pasaporte?”

JOQ Albania kërkon një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse bëhet fjalë për gabime teknike në pasaportën e qytetares, si dhe nëse dokumente të tjera të lëshuara së fundmi mund të kenë të njëjtat pasaktësi.

Përditësim:

Pas publikimit të denoncimit në JOQ Albania, kompania IdentiTek ka sqaruar se shënimi “PP” në pasaportat e reja shqiptare nuk përbën gabim printimi, por është pjesë e një ndryshimi të bërë në përputhje me standardet e përditësuara ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Sipas IdentiTek, ky ndryshim zbatohet në Shqipëri që prej dhjetorit 2025, kur kodi i mëparshëm “P” u zëvendësua me “PP” për pasaportat e zakonshme. Kompania bën me dije se deri më tani janë prodhuar mbi 300 mijë pasaporta me këtë kod të ri dhe se ai nuk cenon vlefshmërinë e dokumenteve.