Kerkohet arresti i drejtori te spitalit te madh ne vend

Prokuroria e Fierit ka lëshuar një urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial,
ndërsa në ambientet e institucionit shëndetësor po zhvillohen kontrolle në kuadër të hetimeve.
Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), në bashkëpunim me shërbimet e Policisë,
po kryejnë veprime hetimore dhe kontrolle në Spitalin Memorial të Fierit.
Urdhërarresti është lëshuar nga Prokuroria e Fierit, ndërsa deri në këto momente nuk janë bërë publike rrethanat që kanë çuar në këtë vendim.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për veprat penale të dyshuara apo për objektin konkret të hetimit. Gjithashtu, nuk është konfirmuar nëse urdhërarresti është ekzekutuar.
Pritet që autoritetet të japin informacione të mëtejshme për operacionin dhe arsyet e ndërhyrjes në institucionin shëndetësor.
Spitali Rajonal Memorial në Fier është ndërtuar me mbështetjen financiare të Turqisë. Spitali u hap për shërbim ndaj qytetarëve në fund të majit të vitit 2021 dhe në kuadër të një protokolli bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, spitali menaxhohet për një periudhë disavjeçare bashkërisht nga ekipet turke dhe shqiptare.
Degjoni ishte drejtoreshë e përgjithshme e Spitalit Rajonal Memorial në Fier, që nga hapja në vitin 2021. Ajo ka mbajtur edhe më parë poste drejtuese në institucionet e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri.



