Kapen bashkë në stadium, detaji në duart e Klodit dhe Françeskës që ndezi rrjetin (FOTO)

Nga Class• 25 November 2026

Kapen bashkë në stadium, detaji në duart e Klodit dhe

A po lind një çift i ri në showbizin shqiptar? Klodi dhe Françeska Rrustemi janë vënë në qendër

 të diskutimeve në rrjetet sociale, pas disa fotografive në të cilat dyshja shfaqet së bashku në stadium.

Afërsia mes tyre ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet për natyrën e raportit që ata gëzojnë.

Madje, vëmendjes së ndjekësve nuk u kanë shpëtuar as byzylykët që dyshja mbante në duar,

një detaj që ka shtuar edhe më shumë diskutimet për një romancë të mundshme.

Por, a ka diçka të vërtetë në gjithë këto aludime që po qarkullojnë në rrjet?

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim se mes Klodit dhe Françeskës ekziston një raport romantik dhe gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve të ndjekësve.

Nëse bëhet fjalë për një miqësi apo për diçka më shumë, këtë mbetet ta zbulojë vetë dyshja.