Kaos ne aeroportin e madh, ja se cfare po ndodh aty

Aeroporti i Brukselit ka paralajmëruar anulime të shumta të fluturimeve të hënën,
për shkak të një greve kombëtare që pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme
në transportin dhe shërbimet publike në Belgjikë.
Përmes një njoftimi të publikuar këtë të shtunë, aeroporti bëri të ditur se
shumica e fluturimeve në nisje dhe në mbërritje do të anulohen, pasi një pjesë e punonjësve të kontrollit të trafikut ajror të kompanisë Skeyes pritet t’i bashkohen demonstratës kombëtare.
“Pas njoftimit të kësaj të shtune pasdite se disa staf të kontrollit të trafikut ajror të Skeyes do të marrin pjesë në demonstratën kombëtare të hënën, më 23 nëntor, Aeroporti i Brukselit për fat të keq pret ndërprerje të konsiderueshme në operacionet e aeroportit atë ditë. Fatkeqësisht, shumica e fluturimeve në nisje dhe në mbërritje do të duhet të anulohen. Kompanitë ajrore do të kontaktojnë drejtpërdrejt pasagjerët për t’i informuar ata për opsionet e tyre,” shkroi aeroporti.
Ndërkohë, demonstrata masive janë planifikuar të zhvillohen të hënën në disa zona të Belgjikës, ku mijëra qytetarë dhe punonjës pritet të marrin pjesë në protesta kundër shkurtimeve të shpenzimeve sociale të propozuara nga qeveria federale.
Më të Lexuarat

LAJME
Dosje voluminoze me 6 akuza. Ja emrat që janë vënë nën 'lupën' e SPAK për çështjen 'Spiropali'

LAJME
Kush është Lara Colturi? Vajza që mësoi të qëndronte mbi ski para se të hidhte hapat e parë, sot po shkruan historinë me flamurin shqiptar

LAJME
“Gruaja e martuar del me dikë tjetër, ndërsa burri është në punë”
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Kaos ne aeroportin e madh, ja se cfare po ndodh aty
Aeroporti i Brukselit ka paralajmëruar anulime të shumta të fluturimeve të hënën, për shkak të një greve kombë...

LAJME
Dosje voluminoze me 6 akuza. Ja emrat që janë vënë nën 'lupën' e SPAK për çështjen 'Spiropali'

LAJME
Kush është Lara Colturi? Vajza që mësoi të qëndronte mbi ski para se të hidhte hapat e parë, sot po shkruan historinë me flamurin shqiptar

LAJME