Jepet ALARMI/ Fundjavë me reshje të forta shiu, shtrëngata dhe breshër, flet sinoptikania

Sinoptikania Elida Maloçali ka bërë parashikimin e motit për fundjavën,
ku do të ketë reshje shiu në formë shtrëngatash afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Gjatë një lidhje direkte me edicionin informativ të mesditës në Top Channel,
ajo u shpreh se do të ketë rënie temperaturash, 24-25 gradë Celsius.
“Kushtet atmosferike të paqëndrueshme edhe për fundjavën, ku moti parashikohet të jetë i vranët me alternime kthjellimesh dhe reshje shiu me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit si dhe në pjesën më të madhe të ditës. Konkretisht ditën e shtunë, ku reshjet priten të jenë edhe në formë shtrëngatave afatshkurtra.
Ndërsa ditën e diel, moti parashikohet të jetë i vranët por me intervale të herë pas hershme kthjellimesh. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, e lokalisht në qendër, reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri të lartë, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike, e lokalisht breshër.
Era do të fryjë në drejtim me kuadrati i jugut me shpejtësi 8 metra për sekondë. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në momentin e zhvillimit të vranësirave, era do të ketë shpejtësi 17-18 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 3-4 ballë.
Pritet një rënie e temperaturave, ku në vlerat e mesditës parashikohet të mos i kalojnë vlerat 24-25 gradë Celsius”, tha Elida Maloçali.
Ndërsa lidhur me javën që vjen, sinoptikania tha se do të vijojnë kushtet atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të ditëve.
“Përsa i përket fillimit javës dhe në vijim, moti do të vijojë të jetë me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të ditëve. Vlen për të theksuar uljen e ndjeshme të temperaturave, ku në orët e mesditës nuk parashikohet ti kalojnë vlerat 19-20 gradë Celcius”, tha Elida Maloçali./Top Channel
Më të Lexuarat

LAJME
HABIT PROFESORI GREK: “NE KEMI SHUMË GJËRA NGA SHQIPTARËT. NE S'DIME ADN-NË TONË, MUND TË JEM EDHE UNË SHQIPTAR"

LAJME
BRAVO I QOFTË - SHQIPTARI ÇIM KAZAZI NGA LIBRAZHDI HYRI NË UJIN E NGRIRË NË LEICESTERSHIRE DHE SHPËΤΟΙ GRUAN E BLLOKUAR NË MAKINË

LAJME
Misteri i takimit të Braçes me Ramën në mesnatë! Cila ishte "llokma" e madhe që i ofroi kryeministri për ti ndërruar mendjen
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E bujshme! Dalin prapaskenat/ Klodiana Lala: Ergys Agasi tentoi të rrrëzonte Ramën nga pushteti, nëpërmjet Vlora Hyenit?
Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë kohës që...

LAJME
HABIT PROFESORI GREK: “NE KEMI SHUMË GJËRA NGA SHQIPTARËT. NE S'DIME ADN-NË TONË, MUND TË JEM EDHE UNË SHQIPTAR"

LAJME
BRAVO I QOFTË - SHQIPTARI ÇIM KAZAZI NGA LIBRAZHDI HYRI NË UJIN E NGRIRË NË LEICESTERSHIRE DHE SHPËΤΟΙ GRUAN E BLLOKUAR NË MAKINË

LAJME