'JEP DORËHEQJEN, HAP RRUGË PËR TRANZICION', 51 ORGANIZATA LETËR RAMËS DHE 246 INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE

Një lëvizje e organizatave dhe shoqatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka
ndërmarrë një nismë ndërkombëtare për të denoncuar situatën politike dhe
trajtimin e protestuesve në Shqipëri.
51 organizata shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama,
ndërsa të njëjtin dokument ia kanë përcjellë edhe 246 institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë institucione të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizma të Kombeve të Bashkuara.
Në letrën e datës 17 nëntor 2026, firmëtarët kërkojnë reagim ndërkombëtar ndaj asaj që e cilësojnë përdorim joproporcional të forcës policore, arrestime, kërcënime, intimidim dhe kufizim të të drejtave kushtetuese të qytetarëve që protestojnë. Ata kërkojnë ndalimin e dhunës, hetim të pavarur për shkeljet e pretenduara, mbrojtjen e protestuesve dhe të miturve, si dhe përgjegjësi për zyrtarët që kanë urdhëruar apo toleruar shkeljet.
Kërkesa politike në fund të letrës është e prerë: Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor politik, që do të krijojë kushtet për reforma institucionale dhe zgjedhore, si dhe për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT EDI RAMA 17 nëntor 2026 Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama
Ne, organizatat Shqiptaro-Amerikane të nënshkruara si më poshtë, mbështesim protestat paqësore, të drejtat kushtetuese të protestuesve dhe thirrjet e tyre për t’i dhënë fund korrupsionit, për më shumë transparencë e përgjegjshmëri politike dhe për reforma. Për më shumë se katër muaj, Shqiptarët protestuan pa incidente madhore.
Sikur t’u ishit përgjigjur kërkesave të tyre me dialog kuptimplotë, komuniteti ndërkombëtar do të kishte parë qytetarë që ushtrojnë të drejtat e tyre dhe një qeveri që u përgjigjet shqetësimeve të tyre. Në vend të kësaj, po dëshmojmë një krizë.
Që prej 13 tetorit 2026, tensionet janë përshkallëzuar në përplasje, plagosje dhe dëmtim të pronës. Qeveria duhet të tregoj përmbajtje për të ulur tensionet jo të përdorë forcën joproporcionale, të kryej arrestime masive dhe të ushtroj dhunë. Pas dhunës, qeveria vendosi gjoba të rënda dhe miratoi ligje kufizuese. Këto veprime kanë cenuar të drejtat civile, kanë thelluar mosbesimin dhe kanë nxitur më tej trazirat. Qeveria ka detyrimin të garantojë sigurinë dhe rendin publik brenda kufijve të ligjit.
Kushtetuta mbron lirinë e tubimit, të shprehjes dhe të shtypit, procesin e rregullt ligjor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e personave të ndaluar. Çdo kufizim duhet të jetë i parashikuar me ligj, proporcional dhe në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në interes të paqes, drejtësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë, ju bëjmë thirrje:
1. Ndaloni përdorimin e dhunës. Ndaloni përdorimin e plumbave prej gome, ujit me presion dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve e gazetarëve. Ulni praninë e rëndë të forcave të rendit në protestat paqësore dhe mos përdorni gjoba apo ndalime udhëtimi pa vendim Albanians Ëithout Borders Phone: 646-235-2211 · Email: [email protected] · Website: albanianswithoutborders.com gjyqësor për të ushtruar presion ndaj protestuesve. (Nenet 17, 22, 25, 38, 42, 47)
2. Bëjeni policinë të identifikueshme. Efektivët duhet të mbajnë shenja të qarta dhe dokument identifikimi gjatë shërbimit, sipas standardit që u kërkohet qytetarëve. (Nenet 4, 15)
3. Ndaloni arrestimet arbitrare. Lironi këdo që është ndaluar vetëm për pjesëmarrje në protesta paqësore. Çdo të ndaluari duhet t’i bëhen të ditura menjëherë arsyet e arrestimit, në një gjuhë që kupton, dhe t’i sigurohet qasje te avokati. Ofroni avokat falas atyre që nuk mund ta paguajnë. (Nenet 27, 28, 31, 42)
4. Mbroni të miturit. Hetoni në mënyrë të pavarur pretendimet për dhunë policore ndaj tyre. Mos merrni në pyetje asnjë fëmijë pa praninë e prindit ose kujdestarit, avokatit dhe psikologut, siç kërkojnë ligji shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. (Neni 54)
5. Pezulloni legjislacionin e ri për protestat. I miratuar me dekret emergjence më 28 tetor 2026, pa debat parlamentar, legjislacioni vendos kufizime të gjera mbi tubimin, shprehjen dhe lëvizjen, si dhe gjoba të rënda. Mos e zbatoni derisa të shqyrtohet nga Zyra e OSBEsë për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, e të debatohet në Parlament. (Nenet 17, 22, 38, 47, 101)
6. Ndaloni ndëshkimin pa gjyq. Mos i regjistroni qytetarët si “individë të dhunshëm” dhe mos ua kufizoni qasjen në transport, aeroporte apo hotele pa vendim dënimi nga gjykata. Respektoni për qytetarët të njëjtin prezumim pafajësie që qeveria juaj ka kërkuar për zyrtarët e saj. (Nenet 18, 30, 35, 38, 42)
7. Bëjeni publik dokumentacionin. Brenda 30 ditësh, publikoni një raport mbi reagimin e policisë që prej 13 tetorit 2026, në përputhje me udhëzuesin e OKB-së për armët me efekt joletal dhe udhëzimet e OSBE-së e Komisionit të Venecias për lirinë e tubimit paqësor. Raporti të përfshijë urdhrat për përdorimin e forcës, incidentet, armët e municionet, kontrollet, arrestimet, ndalimet, plagosjet dhe masat disiplinore. Ruani të gjitha dokumentet e provat, përfshirë pamjet filmike dhe komunikimet zyrtare, për shqyrtim të pavarur. (Nenet 23, 35)
8. Lejoni mbikëqyrjen ndërkombëtare. Jepuni hetuesve ndërkombëtarë qasje të plotë dhe qytetarëve një mënyrë të sigurt për të raportuar abuzimet. Dokumentoni e hetoni çdo ankesë në mënyrë të paanshme dhe mbani përgjegjës zyrtarët e komandantët që urdhëruan, nxitën ose toleruan shkeljet. (Nenet 15, 122)
9. Dëmshpërbleni dhe kujdesuni për viktimat. Dëmshpërbleni personat e prekur nga përdorimi i paligjshëm i forcës, ndalimi i paligjshëm ose Albanians Without Borders Phone: 646-235-2211 · Email: [email protected] · Ëebsite: albanianswithoutborders.com shkelje të tjera të të drejtave civile. Sigurojuni ndihmë juridike, mjekësore dhe psikologjike falas nga ofrues të pavarur. (Nenet 44, 55)
10. Merrni përgjegjësi politike. Jepni dorëheqjen për të rikthyer besimin e publikut dhe lehtësoni një tranzicion paqësor që krijon kushtet për reforma institucionale e zgjedhore, mbrojtje të të drejtave themelore dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Si aleat i NATO-s, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i OKB-së, Shqipëria është zotuar ndaj demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së drejtës. Presim që qeveria juaj të respektojë Kushtetutën dhe të bashkëpunojë plotësisht me SPAK-un, edhe kur hetimet përfshijnë anëtarë të saj. U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare të kryejn hetime të pavarura mbi shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe korrupsionin, si dhe të mbrojnë SPAK-un nga ndërhyrjet politike. I nxisim të përdorin mjetet diplomatike për të kërkuar llogaridhënie nga autoritetet Shqiptare. Bashkimit Evropian i kerkojme t’i ngrejë këto çështje edhe në bisedimet e negociatave për antarësimin e Shqipërisë. Ftojmë vëzhgues të të drejtave të njeriut, juristë dhe gazetarë të dokumentojnë zhvillimet në Shqipëri. Nderojmë guximin e studentëve, arsimtarëve, gazetarëve dhe qytetarëve që kanë dalë në rrugë. Shqiptaro-Amerikanët qëndrojnë me ta dhe do të vazhdojnë t’i ngrenë zërat e tyre pranë qeverive e institucioneve ndërkombëtare derisa të drejtat e tyre të respektohen.
I nxisim protestuesit të mbeten paqësorë, të palëkundur dhe vigjilentë. Kjo krizë kërkon zgjidhje politike, dhe çdo zgjidhje politike kërkon sakrificë. Kjo sakrificë mund të vijë vetëm nga ata që udhëheqin.
Albanians Without Borders Phone: 646-235-2211 · Email: [email protected] · Website: albanianswithoutborders.com
Me respekt, Organizatat nënshkruese, deri më 17 nëntor 2026:
AjkunBT Albanian American Association Ana e Malit Inc Albanian American Association Ulqini – Chicago Albanian American Association, Inc. Albanian American Bar Association of Illinois Albanian American Cohesive Community Albanian American Community Association of Long Island Albanian American Council Albanian American Cultural Foundation Albanian American Dual Language & Culture Children of the Eagle Albanian American Educators Association Albanian American Humanitarian Foundation Albanian American Humanitarian Fund Trojet Tona Albanian American Muslim Community & Cultural Center Albanian American Open Hand Association Albanian American Organization Chameria Albanian American Puka Community Association Albanian Americans in Architecture, Construction & Engineering Albanian Community Resource Center Albanian Community TV Michigan Albanian Cultural Association Shpresa Albanian Culture TV Albanian Ëomen Foundation Albanian Youth Center / Albanian Heritage Bajraktari House BashkeRi Initiative Bashkimi Kombëtar Bleta Foundation Common Sense Club Don Gjon Buzuku Association – Chicago Don Gjon Buzuku Association – New York Fondacioni Hoti i Kujit Fondacioni Plavë Guci Global Albanians Foundation Grupi Rozafati Illyrian Business Organization Kosova Lindore Association Albanians Without Borders Phone: 646-235-2211 · Email: [email protected] · Website: albanianswithoutborders.com Malesia Association of California New Life AACO Nora e Kelmendit Plava e Gucia Sot Prek Cali Foundation of NY Ringjalle Project Shkodra Association Rozafa Shoqata Atdhetare Kraja Shoqata Autizmi Shqipëria Tjetër The Women’s Organization Hope & Peace USA Albanian Society NYC Vermoshi Foundation Westchester Albanian American Merchant Association.
Deklaratë:
Kjo letër është një deklaratë jopartiake në mbështetje të të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike në Shqipëri. Ajo nuk mbështet dhe nuk kundërshton asnjë parti politike apo kandidat për post publik. Thirrja e saj për dorëheqje bazohet në sjelljen e qeverisë dhe në detyrimet e saj sipas Kushtetutës. Letra nuk është kërkuar, drejtuar, kontrolluar apo financuar nga asnjë qeveri e huaj, parti politike apo subjekt tjetër i huaj, dhe asnjë fond bamirësie nuk është përdorur për përgatitjen apo shpërndarjen e saj. Çdo organizatë është e pavarur dhe nënshkruan në emër të vet.



