Ja çfarë tha vajza në prani të prindit dhe psikologes

Nga Class• 18 November 2026

Ja çfarë tha vajza në prani të prindit dhe psikologes

Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë,

ku 17-vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi,

 ku mësuesi jep mësim.

Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes,

se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.

Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe këqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje.

Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat ku ka dhënë edhe dëshminë e tij mohuese ndaj akuzave. Në përfundim të hetimeve paraprake, ky i fundit u procedua në gjendje të lirë ndërsa do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin rastin.