Incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia, pjesëtarët e EULEX-it dyshohet se u drejtuan armët familjarëve të tij (Video)

Nga Class• 20 November 2026

Incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia,

Një incident shqetësues raportohet të ketë ndodhur sot gjatë largimit të Jakup Krasniqit,

nga shtëpia ku po qëndron për vizitë familjare. Pjesëtarë të EULEX-it dyshohet se u kanë drejtuar

 armët familjarëve të Krasniqit, pasi këta të fundit po e xhironin me telefona momentin e largimit të tij.

Sipas informacioneve nga mediat në Kosovë, incidenti ka ndodhur në momentin kur pjesëtarët e EULEX-it kishin shkuar për ta marrë Jakup Krasniqin pas përfundimit të vizitës së sotme pranë familjes.

Familjarët e tij po regjistronin me celularë pamje nga largimi i Krasniqit prej ambienteve të shtëpisë, kur pjesëtarë të misionit evropian dyshohet se kanë reaguar duke ua drejtuar armët.

EULEX-i ka mbërritur me katër fuoristrada për të shoqëruar Jakup Krasniqin, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë për një vizitë të lejuar për arsye humanitare. Gjatë largimit të tij është raportuar edhe për pengimin e gazetarëve që po tentonin të realizonin pamje.