I shpërthen municioni brenda armës, plagoset një

Nga Class• 24 November 2026

I shpërthen municioni brenda armës, plagoset një

Pas incidentit, ushtari është transportuar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është

dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë,

 ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla,

ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.

“Një ushtar të plagosur e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla.

Pas ekzaminimeve në Klinikën Emergjente, ushtari pritet të vijojë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë.