I mori fustanin si frymëzim/ Influencuesja ndërkombëtare publikon foton e Elijona Binakajt

Elijona Binakaj vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike,
këtë herë duke u kthyer në burim frymëzimi për një personazh të njohur të rrjeteve
sociale jashtë kufijve. Stili i saj i modës ka marrë vëmendje nga influencuesja
ndërkombëtare Marjan Tabibzada, e njohur në rrjet me emrin Young Couture.
Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, ku prezantonte përgatitjet dhe veshjen e saj për festën e Thanksgiving, Tabibzada ka përfshirë edhe një fotografi të Elijona Binakajt. Përmes këtij veprimi, ajo ka treguar se paraqitja e saj kishte shërbyer si referencë kryesore për zgjedhjen e veshjes.
Fustani i marrë si frymëzim, një krijim i shtëpisë së modës Goddess Exclusive me mëngë voluminoze, korse të strukturuar dhe detaje me shkëlqim, u realizua në të njëjtin model edhe nga influencuesja ndërkombëtare, e cila tregoi hapur burimin nga ku u nis për këtë zgjedhje.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Elijona Binakaj reagoi publikisht pas hakimit të llogarisë së saj në Instagram, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e marrë gjatë asaj periudhe të vështirë.



