I merret jeta ne spital nje prej emrave te

Bosi i mafies turke, Mekin Buyukdeniz, është ekzekutuar brenda një spitali në Spanjë,
në sy të bashkëshortes së tij. Viktima drejtonte organizatën kriminale me bazë në Stamboll,
të njohur si “10 Vëllezërit”.
Sipas raportimeve të mediave, autori ka hyrë në ambientet e spitalit me një helmetë
në kokë dhe është drejtuar drejt dhomës ku Buyukdeniz po merrte trajtim mjekësor. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e tij përpara se të hynte në dhomë dhe ta qëllonte për vdekje.
Buyukdeniz ndodhej në spital prej 16 tetorit, pasi i kishte mbijetuar një atentati në rrugë. Atë ditë, një automjet iu afrua ndërsa po ecte dhe persona ende të paidentifikuar qëlluan rreth dhjetë herë në drejtim të tij.
Nga sulmi, ai mori plagë kryesisht në këmbë dhe autoritetet e transportuan në spital për trajtim.
Sipas mediave turke, pas atentatit të parë Buyukdeniz kishte refuzuar të dëshmonte përpara autoriteteve spanjolle. Për këtë arsye, policia nuk kishte vendosur efektivë për të ruajtur dhomën e tij në spital.
Megjithatë, ai kishte angazhuar një truprojë private, pasi dyshonte se autorët mund të tentonin sërish ta vrisnin.
Atentati i dytë përfundoi me vrasjen e tij brenda institucionit shëndetësor, në prani të bashkëshortes.
Deri tani, raportimet nuk japin të dhëna për identitetin e autorit, arrestimin e tij apo motivin e vrasjes.
Më të Lexuarat

LAJME
Artan Hoxha zbulon skemën e ‘kufomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën

LAJME
“Grabitja e shekullit”, hakerat e Kim Jong Un godasin Binance dhe zhdukin 6.3 miliardë dollarë në 20 minuta

LAJME
Harrojeni vjeshtën e ngrohtë/ Ndryshon çmendurisht moti, ja çfarë pritet të ndodhë pas pak orësh
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Frikë nga një konflikt global/ 33 vende kërkojnë rezerva ushqimore, Gjermania për 10 ditë; Pentagoni përgatit bazat për 90 ditë izolim
Sipas një artikulli të Newsweek, të paktën 33 vende kanë publikuar udhëzime për përgatitjen e familjeve, ndë...

LAJME
Artan Hoxha zbulon skemën e ‘kufomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën

LAJME
“Grabitja e shekullit”, hakerat e Kim Jong Un godasin Binance dhe zhdukin 6.3 miliardë dollarë në 20 minuta

LAJME