Humb jeten nje person ne vendin tone (EMRI)

Nga Class• 5 November 2026

Humb jeten nje person ne vendin tone (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vasije, në Dibër,

ku një elektricist ka humbur jetën në krye të detyrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se elektricisti ishte duke u munduar

 të lidhur telat në shtyllën e tensionit, ku papritmas ai ka humbur ekuilibirin dhe është rrëzuar.

Brenda pak minutave, shtylla është shkëputur dhe ka rënë mbi elektricistin, 60 vjeçari Lulzim Shehu, duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup të cilat kanë rezultuar fatale për të, pasi ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, bëhet me dije se autoritetet vendase kanë mbërritur në zonë dhe po punohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

“Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër, shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.