Djali i burrit ka ditëlindjen, URIMI i veçantë i Çiljeta Xhilagës : Nuk të solla në jetë, por ishte fati im që

Ndonëse nuk e solli vetë në jetë, artistja e njohur Çiljeta Xhilaga
ka bërë një dedikimin emocionues për djalin e partnerit të saj.
Në foton e postuar me rastin e ditëlindjes së tij, Çiljeta shkruan një urim zemre për Bekon,
për të cilin shkruan se ajo nuk e ka sjellë në jetë por kishte privilegjin për ta rritur.
Ndërsa shton se dëshira e saj është të jetë pjesë çdo hapi të jetës së tij.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im i vogël!
Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por jeta më dha privilegjin të të rris, të të dua dhe të jem pjesë e çdo hapi të rrugëtimit tënd.
Gjatë jetës kam kuptuar se dashuria nuk matet me gjak, por me zemër, me përkushtim dhe me gjithë ato ndjenja që të lidhin me dikë përtej çdo lidhjeje biologjike.
Uroj që jeta të të buzëqeshë gjithmonë, të të ruajë nga çdo e keqe dhe të të dhurojë gjithë lumturinë që meriton.
Të dua pa fund, biri im i zgjuar i matur dhe kokforti shtëpisë sonë Beko!”, shkruan Çiljeta Xhilaga në postimin e ndarë në Instagram.
Edhe pse jeta i ka dhënë mundësinë për të qenë nënë e një djali, Fernandos, Çiljeta e cila prej vitesh bashkëjeton me portierin e njohur Alban Hoxhën dhe djalin e tij, shpesh herë këtë të fundit e ka vlerësuar dhe është përkujdesur për Bekon si të ishte fëmija i saj.



