Hoxha për Ines Hajrullën: U zhd*k nga periferia e Tiranës nga ATA që nuk dalin shpesh, por kur dalin...

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus,
ka folur për zhdukjen e Ines Hajrullës, një personazh mjaft i njohur i botës së krimit.
Hoxha tha se Hajrulla dyshohet se është rrëmbyer në periferi të Tiranës dhe
nuk ka asnjë gjurmë prej ti. Ai shtoi se organizata që ka gisht në zhdukjen e tij, ka lidhje edhe me Policinë e Shtetit.
“E kanë marrë këtu në Tiranë. Kjo histori ndodhi para se të fillonte protesta pastaj kaloi pa zhurmë. Vërtetë është ngjarje me përmasa të mëdha në botën e nëndheshme. Ines Hajrulla në Vlorë kishte lidhje shumë të forta. I vunë nofkën “padrino” edhe pse në Vlorë nuk ka padrino.
Në 2018, kam publikuar video ku ky është në makinë, merr një qytetar dhe ai zhduket. E morën, gjoja për të dhënë informacion për çfarë kishte ardhur nga Belgjika, ky person nuk u gjet më, Elvis Troqe. Në 18 muaj, ky ishte personi i 16 që u rrëmbye dhe u zhduk.
Situata ndryshoi, Hajrullës iu bë atentat me minë dhe u gjymtua. I janë bërë gjashtë atentate dhe nuk kanë arritur ta vrasin.
Në mars të këtij viti u shpall në kërkim nga SPAK dhe nuk u kap. Gjatë verës pati disa operacione që u tha se synonin kapjen e tij, por kush e njihte Ines Hajrulla, e dinte se në bazat që shkonte RENEA, ishin baza që i kishte përdorur por nuk gjendej aty. Hajrulla u akuzua se përdorte policinë kundër kundërshtarëve. Tani situate ndryshoi, do të thotë se policinë e kishte kapur pala tjetër. Deri në 2020 këta e kishin betejën vetë, nuk ndërhynte policia, por pastaj u bë palë. Godtijet e vitit të fundit, bënë që ky të humbiste terren.
Në 7 tetor ka qenë në zonën e kombinatit në një hotel, ka komunikuar me njerëzit që mbante lidhje. Të nesërmen ka folur online me dy persona të njohur. Nuk ka patur njeri tjetër në kamera. Në orën 10 i është ndërprerë komunikimi. Në 12 ka patur përpjekje për komunikim po telefoni ka qenë i fikur. Është lajmëruar policia.
Është marrë në periferi të kryeqytetit. Telefoni është hapur disa herë pasdite, por nga ai moment as policia dhe as familja nuk ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur.
Skemë shumë e ngjashme me Ervis Martinajn, pasi personat që e kanë bërë janë të përfshirë në të njëjtin organizim.
Rrëmbimi i tij në kryeqytet, si Martinaj, apo Edison Harizaj në Durrës, ngjarje të tilla me përmasa kaq të rënda… Ky ishte në kërkim nga shteti, por ata e gjetën. Ngjarje të tilla mund ti bëjnë vetëm struktura kriminale që kanë lidhje me Policinë e Shtetit. Ata nuk dalin shpesh por kur dalin e realizojnë 100% objektivin.
Sot jemi pa përgjigje. Ky njeri ka humbur. Imagjino SPAK-u thërret akoma edhe Ervis Martinajn, e konsiderojnë gjallë, se ky lloj shteti jemi ne, ndërkohë familja e Martinaj ka shkuar në gjykatë dhe kërkon njohjen e vdekjes së tij.
Por kjo ngjarje do të ketë pasoja. Kur t’ja dëgjojmë krismën më thirr”, deklaroi Hoxha.
Më të Lexuarat

LAJME
Hoxha për Ines Hajrullën: U zhd*k nga periferia e Tiranës nga ATA që nuk dalin shpesh, por kur dalin...

LAJME
Çudira në BBVK: 3 ditë larg nisjes, Jonida nuk pranon largimin— rikthehet moderatore e spektaklit?

LAJME
“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Misteri i takimit Rama-Merz në Budva! Çfarë i "urdhëroi" gjermani Edi Ramës, që erdhi në Shqipëri i tronditur: Deri sa të hyni në BE do të
Berlini i kërkon Ramës zgjatjen e mandateve të SPAK-ut dhe GJKKO-së deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ...

LAJME
Hoxha për Ines Hajrullën: U zhd*k nga periferia e Tiranës nga ATA që nuk dalin shpesh, por kur dalin...

LAJME
Çudira në BBVK: 3 ditë larg nisjes, Jonida nuk pranon largimin— rikthehet moderatore e spektaklit?

LAJME