"Harroi" të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore ndaj prokurores Albjona Papajani,
e cila akuzohet se la një qytetar të ndaluar në burg përtej afateve të lejuara.
Sipas raportimeve, prokurorja nuk kishte llogaritur kohën që qytetari kishte kaluar
në paraburgim në Greqi dhe për pasojë, ai u detyrua të qëndronte më shumë në qeli.
Në këto kushte, KLP-ja e ndëshkoi prokuroren duke i ulur pagën me 10% për gjashtë muaj.
Ky është një ndëshkim më i lehtë nga ajo që kishte kërkuar ILD-ja, e cila kishte propozuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi rastin shkelje të rëndë disiplinore, pasi ishte cenuar drejtpërdrejt e drejta themelore e lirisë personale.
Sipas ILD-së, neglizhenca të tilla krijojnë rrezikun që e njëjta situatë të përsëritet edhe me të dënuar të tjerë.
Më të Lexuarat

LAJME
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

LAJME
“Opozita është në vështirësi!”/ Fevziu: Berisha të rrijë kryetar nderi i PD-së dhe të hapë rrugën për lider të ri

LAJME
Studentët në protestë, reagon për herë të parë ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"Harroi" të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore ndaj prokurores Albjona Papajani, e cila akuzohet se la një qytetar të...