Habit Jul Deda, zbulon se si e mësoi se Top-Channel e pushoi nga puna

Aktori i humorit Jul Deda ka folur për herë të parë me detaje rreth largimit të tij
nga drejtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel,
duke treguar se lajmin e kishte mësuar fillimisht nga portalet.
I ftuar në emisionin “Andale”, Deda u pyet për arsyet që çuan në përfundimin
e bashkëpunimit me televizionin, por pranoi se ende nuk e di se çfarë kishte ndodhur.
“Do të drejtën fare, të mos t’i biem anash? Unë akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh”, u shpreh aktori.
Gjatë intervistës, ai u pyet edhe se kush e kishte marrë vendimin për largimin e tij nga “Fiks Fare”, duke iu përmendur emrat e Ledion Liços dhe Lori Hoxhës.
“Po kush e vendosi që Jul Deda nuk është më drejtues i Fiks Fare? Ledioni, Lori? Kush?”, ishte pyetja që iu drejtua.
“Jo, jo, më lart, patjetër”, u përgjigj Deda, duke lënë të kuptohej se vendimi ishte marrë në një nivel më të lartë drejtues.
Megjithatë, aktori nuk përmendi emra konkretë dhe theksoi se nuk i është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e largimit.
“Akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh dhe akoma s’e di arsyen. E mora vesh nga portalet. Pas portaleve, pata një telefonatë nga drejtuesit”, tregoi ai.
Sipas rrëfimit të Dedës, njoftimi nga drejtuesit e televizionit ka ardhur vetëm pasi lajmi për largimin e tij ishte publikuar në media.
Deklarata e aktorit hedh dritë mbi mënyrën se si ai është informuar për përfundimin e angazhimit të tij në “Fiks Fare”, ndërsa arsyeja e vendimit mbetet ende e paqartë sipas vetë tij.
Më të Lexuarat

LAJME
Buxheti 2027, Rama: Bonusi i bebes kthehet në mbështetje mujore për fëmijët, dyfishohet ndihma për studentët

LAJME
‘Dy shenja horoskopi…shpenzimet e papritura do u…’/ Ja cfarë parashikojnë yjet deri me 4 Nëntor!

LAJME
Lajm urgjent për shqiptarët që presin Green Card/ Gjykata merr vendimin e bujshëm për Lotarinë Amerikane 2027
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Berti i duraluminit” i shkon në burg, Ergys Agasi gjen në Fier shokun
Ergys Agasi është transferuar ditën e djeshme në burgun e Fierit, kjo e konfirmuar edhe nga gazetarë të gjyqësorit. Biznesme...

LAJME
Buxheti 2027, Rama: Bonusi i bebes kthehet në mbështetje mujore për fëmijët, dyfishohet ndihma për studentët

LAJME
‘Dy shenja horoskopi…shpenzimet e papritura do u…’/ Ja cfarë parashikojnë yjet deri me 4 Nëntor!

LAJME