“Berti i duraluminit” i shkon në burg, Ergys Agasi gjen në Fier shokun

Ergys Agasi është transferuar ditën e djeshme në burgun e Fierit,
kjo e konfirmuar edhe nga gazetarë të gjyqësorit. Biznesmeni kontravers
vijon të jetë në qendër të vëmendjes, madje mbrëmjen e sotme Sali Berisha
raportoi se e kanë rrahur në burg. Megjithatë kjo mbetet e pakonfirmuar dhe vetëm në kuadër të postimit të liderit demokrat.
Lëvizja e tij nga Bradasheshi në Fier është cilësuar si “sekret” njëjtë me atë të Erion Veliajt. Por pikërisht në atë institucion të vuajtjes së dënimit, ai do të gjejë Uljan Shpatarakun. Ish oficeri i policisë është miku i ngushtë Agasit. Madje, ishte ai që provoi ta shpëtonte nga operacioni i BKH-së gjatë momentit të arrestimit.
Shpataraku në deklaratën e dhënë para oficerëve të BKH-së ka deklaruar se nuk ka njohje me Agasin. Madje ishte shprehur se e kishte marrë në rrugë dhe ai i ishte paraqitur si një person që merrej me montim duralumini dhe quhej Berti. Mirëpo kjo është hedhur poshtë nga hetuesit për shkak të dronit që kishin ngritur duke survejuar prej orësh Agasin dhe Shpatarakun.
Tanimë të dy bashkë ndodhen në qelitë e paraburgimit të Fierit teksa hetimet për të dy vijojnë.
Më të Lexuarat

LAJME
Buxheti 2027, Rama: Bonusi i bebes kthehet në mbështetje mujore për fëmijët, dyfishohet ndihma për studentët

LAJME
‘Dy shenja horoskopi…shpenzimet e papritura do u…’/ Ja cfarë parashikojnë yjet deri me 4 Nëntor!

LAJME
Lajm urgjent për shqiptarët që presin Green Card/ Gjykata merr vendimin e bujshëm për Lotarinë Amerikane 2027
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Berti i duraluminit” i shkon në burg, Ergys Agasi gjen në Fier shokun
Ergys Agasi është transferuar ditën e djeshme në burgun e Fierit, kjo e konfirmuar edhe nga gazetarë të gjyqësorit. Biznesme...

LAJME
Buxheti 2027, Rama: Bonusi i bebes kthehet në mbështetje mujore për fëmijët, dyfishohet ndihma për studentët

LAJME
‘Dy shenja horoskopi…shpenzimet e papritura do u…’/ Ja cfarë parashikojnë yjet deri me 4 Nëntor!

LAJME