Habit eksperti Karamuco

Nga Class• 17 November 2026

Habit eksperti Karamuco

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi

 se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor

 dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.

Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës

për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.

Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.

“Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.

Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.

Sipas Karamuços, grupet kriminale shqiptare bien në kurth në momentin kur ekspozohen apo dhe kur krijojnë lidhje me eksponentë të politikës si në nivel lokal ashtu dhe qendror.