Gonxhja sqaron publikun: Ministres i bëra përqafim institucional (Video)
Nga Class•
19 November 2026

Një moment nga një diskutim publik ku merrnin pjesë ministrja Adeas Pinderi , Petrit Malaj,
dhe Blendi Gonxhja ka tërhequr vëmendje pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale.
Gjatë fjalës së saj në video, ministrja Pinderi foli për kolegët duke veçuar Malajn dhe
Gonxhen si pjesë të diskutimeve, duke u shprehur se prezantimin e saj donte ta niste me një krenari të veçantë.
Gjatë zhvillimit të këtij diskutimi, Blendi Gonxhja i ka dhënë një përqafim ministres Pinderi.
Pamjet e momentit janë bërë publike më pas nga vetë Gonxhja, i cili e ka shoqëruar videon me mbishkrimin:
Kur pret një “s’ka përse”, por merr një përqafim institucional.



