GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Derisa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për dënimin e dhënë sot nga GJKKO-ja ndaj nënës së saj,
e cila u dënua me 5 vite shërbim prove për shkak të moshës.
Kryemadhi tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ishte një vendim i palogjikshëm,
pasi logjika do ta kërkonte ndryshe. Sipas saj, Fatime Kryemadhi nuk mund të dënohej
para se të dënoheshin Ilir Meta apo Monika Kryemadhi.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: E prisnit këtë vendim? Si e pritët?
Kryemadhi: Në këto 4 vite hetim dhe procese gjyqësore kam mësuar disa metodologji se si funksionojnë. Në fakt, GJKKO-ja, pavarësisht reformës në drejtësi, ka probleme të mëdha. Që nga mungesa e transparencës në procesin gjyqësor, ku nuk lejohet telefoni. Nëse ti hyn në gjykatë, një gazetari e ka të vështirë të rrijë 3 orë brenda sallës, pasi po dole, nuk hyn më në sallë.
Lala: Prandaj e kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese.
Kryemadhi: Shumë mirë keni bërë, por një Gjykatë Kushtetuese që përgjohet nga SPAK-u nuk pritet të të favorizojë ty. Mamaja ime ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por edhe pavlefshmëri të analizës financiare. SPAK-u e bën analizën nga viti 2002, kur mamaja ime kishte dalë në pension. Por mamaja ime nuk ka lindur pensioniste.
Lala: Ajo u tërhoq gjatë procesit, e ribëri kërkesën dhe ju rrëzua.
Kryemadhi: Ajo shkoi në gjykim të shkurtuar, nuk ka pse të jetë pjesë e SPAK-ut, sepse nuk ishte as ministre, as deputete. Kërkoi të ikte në Gjykatën e Tiranës. “Jo”, i tha gjykata, “sepse ti je me Pirro Xhixhon, që akuzohet për korrupsion”. Fatimja thotë se në momentin që filloi procesi me trupën e parë, ajo kërkoi që në seancën paraprake anulimin e analizës financiare, si dhe nxjerrjen jashtë të dëshmisë së Mirgen Mimos. Sapo ka dalë nga SPAK-u, ai ka thënë të vërtetën. Pra, një njeri që thotë të vërtetën në përgjim dhe tjetër gjë në nënshkrim.
Bushati: Mamaja e Monikës është aty sepse ka një akuzë që Kryemadhi dhe Meta kanë përfituar, dhe debati publik duhet bërë pikërisht për këtë: a kanë përfituar?
Lala: Fakti që nëna juaj është cilësuar fajtore për pastrim parash, akuzë që e keni edhe ju, edhe zoti Meta, a do t’ju afektojë ky vendim i gjykatës edhe juve në të ardhmen?
Rakipi: Me Fatimen do t’ju mbërthejnë edhe ju.
Kryemadhi: Çfarë do të më mbërthejë mua? Burri i botës është në krim. Derisa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do t’ia vazhdoj unë procesin.
Rakipi: Pse, edhe kur të vdesë do të vazhdojë procesi?
Kryemadhi: Do t’ia vazhdoj unë, mo. Ti e akuzon për vepër penale. Që të akuzosh dhe të dënosh Fatimen, duhet të më dënosh mua dhe Metën njëherë. Po nëse dal unë dhe Meta të pafajshëm?
Më të Lexuarat

LAJME
“Më spiunonin edhe në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia. Rama rrezikon emrin e tij

LAJME
Rama flet për Spiropalin: Tani është e lirë, s'ka nevojë të më ndjekë më

LAJME
E dhimbshme! Shërbeve me dinjitet 3 dekada, Erion Braçe jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta njeriu i madh
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Derisa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për dënimin e dhënë sot nga GJKKO-ja ndaj nënës së saj, e cila u dënua me 5 vit...

LAJME
“Më spiunonin edhe në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia. Rama rrezikon emrin e tij

LAJME
Rama flet për Spiropalin: Tani është e lirë, s'ka nevojë të më ndjekë më

LAJME