GJKKO dënon Fatime Kryemadhin, 5 vite burg për pastrim parash, por do të ...

Nga Class• 26 November 2026

GJKKO dënon Fatime Kryemadhin, 5 vite burg për pastrim parash, por do

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 3 të pandehurit në fraksionin

 e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar.

Për Fatime Kryemadhin, gjykata vendosi dënimin me 7 vite e 6 muaj burg

 për pastrim parash, që me gjykim të shkurtuar kalon në 5 vite.

Por edhe ky dënim, konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Sipas SPAK-ut, përmes veprimeve të Fatime Kryemadhit u futën në sistemin bankar rreth 846 mijë euro me burim të pajustifikuar, në favor të vajzës së saj, Monika Kryemadhi, dhe ish-dhëndrit Ilir Meta.

Në përfundim, Gjykata vendos rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit.

Për Ema Çokun GJKKO caktoi 2 vite burg, ose shërbim prove 2 vite e 8 muaj. Ajo u akuzua për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas SPAK, Çoku kishte firmosur një deklaratë noteriale për një hua prej 220 mijë eurosh për të justifikuar burimin e parave të Fatime Kryemadhit.

Ndërsa Pirro Xhixhon, gjykata e shpalli të pafajshëm për korrupsion, duke i hequr masën detyrim paraqitje. Xhixho u akuzua nga SPAK se gjatë kohës kur drejtonte AKEP-in, kishte favorizuar kompani të lidhura me biznesmenin Adrian Shatku, pas ndërhyrjeve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.