Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, zbardhet paketa e re e Komisionit Evropian, ja çfarë përmban

Nga Class• 6 October 2026

Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë mbi rishikimet e politikave para zgjerimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në paketën e bërë publike këtë të martë nga Komisioni Evropian përcaktohen orientimet dhe veprimet e politikave të nevojshme për të përgatitur unionin për zgjerimin.

Në paketën e sotme, Komisioni ofron një vlerësim të thelluar të politikave të unionit në dritën e zgjerimit të ardhshëm.

Ai përcakton se si korniza ekzistuese e Traktatit dhe traktatet e ardhshme të anëtarësimit mund të përdoren për të përgatitur bashkimin për një anëtarësim më të gjerë.

Ai gjithashtu propozon një sërë masash mbrojtëse për traktatet e ardhshme të anëtarësimit, duke përfshirë masa mbrojtëse më të forta sektoriale dhe një klauzolë të re mbrojtëse institucionale, për të siguruar që angazhimet e ndërmarra gjatë negociatave të anëtarësimit të vazhdojnë të përmbushen në mënyrë të qëndrueshme pas anëtarësimit./Top Channel