Gati e konfirmuar: S'do ta besoni kush do ta moderojë Big Brother VIP Kosova 5 (Emri)

Nga Class• 14 October 2026

Gati e konfirmuar: S'do ta besoni kush do ta moderojë Big Brother VIP

Një emër i papritur është përmendur për drejtimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila, sipas gazetarit Elton Tozaj,

është shumë pranë marrjes së rolit të prezantueses së spektaklit.

Në “Radar”, Tozaj bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë për moderimin e sezonit të ri,

duke lënë të kuptohet se marrëveshja mund të jetë drejt finalizimit.

“Pothuajse zyrtare, Bora Zemani do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 5”, u shpreh ai.

Nëse ky informacion konfirmohet, do të bëhej fjalë për një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e formatit.

Bora Zemani ishte një nga moderatoret më të njohura të Top Channel, me një eksperiencë të gjatë në televizion dhe në drejtimin e formateve të argëtimit. Një angazhim i mundshëm në “Big Brother VIP Kosova” do të shënonte një tjetër hap në karrierën e saj televizive.