Gani Geci takon babain dhe vëllain e Lirim Mehmetaj pas shkrimit për deputetin Geci

Nga Class• 12 October 2026

Gani Geci takon babain dhe vëllain e Lirim Mehmetaj pas shkrimit për

Gani Geci ka bërë të ditur se, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt,

 është zhvilluar një takim pajtimi mes familjes Geci dhe familjes së Lirim Mehmetajt.

Sipas reagimit të Gecit, takimi është mbajtur në restorantin “Garden”,

ku të pranishëm ishin Ismet Mehmetaj, babai i gazetarit Lirim Mehmetaj, vëllai i tij Rinori, si dhe Gani Geci.

Pas takimit, familjet janë pajtuar dhe janë zotuar se as Lirim Mehmetaj dhe as anëtarët e familjes Geci nuk do të merren më me njëri-tjetrin, qoftë përmes shkrimeve apo paraqitjeve televizive.

Njoftimi është bërë nga vetë Gani Geci përmes reagimit të tij, ku ka bërë të ditur për marrëveshjen e arritur mes palëve.