Detajet e rënda! Çfarë e lidh Olsi Ramën me ambasadorët amerikanë në Greqi e Itali, që e ftojnë në festa prrivate?

Nga Class• 13 October 2026

Detajet e rënda! Çfarë e lidh Olsi Ramën me

Më 6 gusht 2026, Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama,

 u shfaq mes të pranishmëve në një pritje luksoze të organizuar në bordin

e superjahtit “Boardwalk”, në Korfuz, në kuadër të festimeve për

250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Aktiviteti “Freedom 250 – Reception Aboard the Boardwalk in Corfu” u organizua nga ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe ambasadori amerikan në Itali e San Marino, Tilman Fertitta, në jahtin privat të këtij të fundit.

Pritja në Boardwalk nuk ishte një aktivitet i zakonshëm publik. Në të morën pjesë emra të njohur të biznesit dhe transportit detar, përfshirë sipërmarrësin e njohur grek George Prokopiou, koleksionistin dhe biznesmenin Dakis Ioannou, si dhe sipërmarrësit John Coumantaros dhe Yiannis Sianis.

I pranishëm ishte edhe Marco Vicenzino, analist i strategjisë ndërkombëtare dhe këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Çfarë e lidhte Olsi Ramën me këtë rreth diplomatik dhe biznesi?

Prania e vëllait të kryeministrit shqiptar në një pritje diplomatike të këtij niveli ngre dyshime për marrëdhënie biznesi apo ndërmjetësimi.

Me sa duket, diplomacia paska edhe një kapitull familjar, ku lidhjet kthehen në privilegje dhe interesat lundrojnë në ujëra të turbullta. (Eva Irdirzllari)