Fieraku Elvis Demçe tenton për herë të tretë në 41 BISS! Mediat: Rojet ngelën pa fjalë kur

Për një fije floku, hera e tretë nuk ishte e fundit. Kështu shkruajnë mediat më të mëdha italiane
për Elvis Demçen, fierakun që konsiderohet si “Zoti i drogës” në vendin fqinj,
teksa ka tentuar për herë të tretë t’i japë fund jetës në qeli.
“Elvis Demce, trafikanti i famshëm shqiptar i drogës, me sa duket e ka humbur guximin
që e kishte ngritur në krye të organizatave të trafikimit të drogës, duke përjetuar në vend të kësaj shqetësimin e errët të një paraburgimi pa rrugëdalje.
Dy ditë më parë, ai lidhi një çarçaf që i ishte dhënë në burgun e Operas, ku tani mbahet nën regjimin e ashpër të burgut (41 bis), dhe u përpoq të varte veten. Oficerët e burgut e gjetën, e zgjidhën dhe e transferuan në spital. Duket se do të mbijetojë. Por ai është në kujdes intensiv”, shkruan Corriere Della Sera.
Dy përpjekje të tjera, në vitet e fundit, e kishin shtyrë avokatin e tij, Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa të tilla si transferimi i tij në një strukturë të mbrojtur ku Elvis Demçe mund të vendosej në një rrugë terapeutike. Kjo nuk ishte e mundur për arsye të ndryshme, ndoshta për shkak të kalibrit kriminal të Demçes dhe dyshimeve të magjistratëve në lidhje me gjendjen e tij të vërtetë shëndetësore.
Akti vetëflijues i 40 vjeçarit shqiptar, tani mund të rihapë debatin mbi kushtet e burgut dhe zbatimin e Nenit 41 bis, shkruajanë mediat italiane.
Trafikanti shqiptar i drogës është i ndjekur nga një sërë gjyqesh në Itali, i fundit prej të cilave është aktualisht duke u zhvilluar dhe ka të bëjë me tentativën e rrëmbimit të një kundërshtari. Ndërkohë, ai po vuan një dënim me 15 vjet burg për trafik droge, i cili u bë i formës së prerë më 28 maj me vendimin e Gjykatës së Lartë.
I pa dënuar kurrë për lidhje me mafian, Elvis Demçe mbetet një nga trafikantët më të rrezikshëm për lëvizjen romake antimafia dhe, për gjyqtarët, një kriminel që nuk ka hequr kurrë dorë nga e kaluara e tij.
Më të Lexuarat

LAJME
Rama i bindur që do ta fitojë Tiranën! Nuk guxon ta thotë. Kush do jetë kandidati i tij që është kaq mister

LAJME
Ja pse nuk arrin të bëjë fëmijë me djalin e Sali Berishës, Armina: Jam munduar kaq shume, por doktoret me thane

LAJME
E fundit! Edi Rama i shpall "luftë" Erion Veliajt: Nga sot e mbrapa atij nuk do ti lejohet më as të
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Fieraku Elvis Demçe tenton për herë të tretë në 41 BISS! Mediat: Rojet ngelën pa fjalë kur
Për një fije floku, hera e tretë nuk ishte e fundit. Kështu shkruajnë mediat më të mëdha italiane për Elvis Dem&cc...

LAJME
Rama i bindur që do ta fitojë Tiranën! Nuk guxon ta thotë. Kush do jetë kandidati i tij që është kaq mister

LAJME
Ja pse nuk arrin të bëjë fëmijë me djalin e Sali Berishës, Armina: Jam munduar kaq shume, por doktoret me thane

LAJME