Fation Kuqari zbulon partneren por merr komentin e papritur nga Sara Gjordeni: "Ta kesh partneren aq të bukur dhe t'i vendosësh..."

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania”, Fation Kuqari,
ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa fotografi përkrah partneres së tij.
Në postimin e shpërndarë në Instagram, Fationi shfaqet në momente të afërta
me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, duke konfirmuar kështu publikisht romancën e tij.
Megjithatë, ish-banori ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht identitetin e partneres, pasi në njërën prej fotografive ia ka mbuluar fytyrën me një emoji.
Publikimin e ka shoqëruar vetëm me mbishkrimin “OK!!”, ndërsa në sfond ka zgjedhur këngën “L O V E” të Michael Bublé.
Mes komenteve të shumta që ka marrë postimi, vëmendjen e ka tërhequr edhe reagimi i Sara Gjordenit, ish-banores së “Big Brother VIP Albania 3”.
Sara nuk e ka lënë pa komentuar zgjedhjen e Fationit për t’ia mbuluar fytyrën partneres, duke i drejtuar një batutë me humor.
“Më fal, po ta kesh partneren aq të bukur dhe t’i vendosësh emoji, ti qofsh 😜”, ka shkruar ajo në koment.

Përmes kësaj batute, Sara ka lënë të kuptohet se e njeh vajzën në fotografi dhe e ka ngacmuar Fationin për vendimin që të mos ia tregojë fytyrën publikut.
Ndërkohë, Fationi nuk ka dhënë detaje të tjera për partneren apo kohën kur ka nisur lidhja e tyre.
Edhe pse ka zgjedhur ta ndajë publikisht këtë moment nga jeta sentimentale, duket se ish-konkurrenti preferon të ruajë ende një pjesë të privatësisë së marrëdhënies së tij.
Më të Lexuarat
LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar!

LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar! - Info First

LAJME
“Tërmet” në PS me largime, Hoxha paralajmëron zhvillime të reja, çfarë po përgatit Edi Rama, ja emrat
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Nga Ermal PashajQuhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg. Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar!

LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar! - Info First

LAJME