“Familja ime e vogël…”/ Roela publikon fotot e para me djalin e sapolindur (FOTO)

Nga Class• 20 November 2026

“Familja ime e vogël…”/ Roela publikon fotot e para me

Dy ditë pas ardhjes në jetë të djalit, partnerja e Vedatit, Roela Meka, ka publikuar në rrjetet sociale

 fotografitë e para me fëmijën e saj të porsalindur. Në imazhet e shpërndara në profilin e saj në Instagram,

 ajo shfaqet pranë të dy fëmijëve, vajzës Siela dhe djalit të sapolindur, i cili është pagëzuar me emrin Adan.

Në njërën prej fotografive, Roela shihet duke mbajtur në prehër të dy fëmijët,

ndërsa në imazhet e tjera ka dokumentuar momente mes vogëlushit dhe motrës së tij. Krahas këtij postimi, ajo ka bashkangjitur edhe një dedikim ku shkruan: “Familja ime e vogël, rrahja e zemrës sime”.

Ky publikim vjen vetëm një ditë pasi Vedati njoftoi ardhjen në jetë të djalit, ku zbuloi se kishte ëndërruar prej 18 vitesh të bëhej baba i një djali. Me ardhjen në jetë të Adanit, çifti që nisi historinë e dashurisë gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen” janë bërë prindër për herë të dytë së bashku.

Shiko këtë postim në Instagram