Erion Veliaj shkresë urgjente SPAK dhe Partisë Socialiste: Më jepni mundësi që…

Nga Class• 10 November 2026

Erion Veliaj shkresë urgjente SPAK dhe Partisë Socialiste: Më

Kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj u është drejtuar me një shkresë urgjente SPAK

dhe Partisë Socialiste, duke kërkuar nga organi i akuzës dhe Sekretariati i Partisë,

që t’i mundësojnë pjesëmarrjen fizike ose “live” me videokonferencë,

në punimet e Asamblesë Kombëtare më 14 Nëntor.

Ai thotë se është anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, si dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë.

Për rrjedhojë, pjesëmarrja e tij në këtë mbledhje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave që më burojnë nga anëtarësia dhe funksionet në organet drejtuese të partisë.

“Pjesëmarrja ime në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka rëndësi të veçantë, pasi synoj të paraqes personalisht qëndrimet, propozimet dhe kërkesat e mia për çështje që lidhen me funksionimin e Partisë Socialiste, ushtrimin e përgjegjësive të organeve të saj dhe të ardhmen e organizatës politike ku bëj pjesë.

Për këto arsye, kërkoj të më mundësohet pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, mundësisht në mënyrë fizike dhe nëse kjo nuk realizohet, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë audiovizive”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku Erion Veliaj.