“Emigranti pa veten në listën e ndihmës

Nga Class• 12 November 2026

“Emigranti pa veten në listën e ndihmës

“Sado që duket çështje e vogël është pikë kyçe që shpjegon fenomene absurde si

ai i votimit të Miles më shumë se Balla apo Rama. Vetëm Arkend Balla në Durrës

ka marrë më shumë dhe është i njëjti fenomen.

E gjithë makineria shtetërore është vënë në dispozicion të Sara Milës, janë organizata të Elbasanit,

 të njohura tashmë. Në burgun e Elbasanit, Mila doli me 100% të votave. Kjo që ka bërë SPAK është gjë e vogël fare, është shumë e vështirë të vërtetojmë krimin zgjedhor nga ndihma ekonomike, ne vetëm këtë dimë. Po pensionet, po punët, po heqjet nga puna.

Një shtetas ka parë veten e tij në listën e ndihmës ekonomike dhe ka kallëzuar në prokurori një vit e gjysmë më parë, Sara ishte punonjëse dhe në momentin që i ka dalë emri e Prokuroria e Elbasanit ja ka deleguar SPAK-ut. Zotëria është ankuar përse e kam emrin në listë, ai ishte emigrant.

Dyshonte se ishte falsifikim dhe do ta pësonte juridikisht. Njëri ishte në morg se i kishte vdekur një i afërm, e merrnin në telefon për t’i thënë na jep fjalëkalimin që t’i japim të tjerëve ndihmën ekonomike”, shprehet Sulo.