E shtuna vendimtare për PS-në? Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN e bujshme…

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.
Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Mbledhja zhvillohet në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve në vend,
ndërsa Shqipëria po përballet me protesta të qytetarëve dhe studentëve.
Protestat janë shoqëruar edhe me episode dhune dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa ndër kërkesat e protestuesve ka qenë edhe largimi i kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, zhvillime të tjera politike ka ndodhur së fundmi. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve vendore, të cilat do të mbahen më 9 maj, datë që përkon edhe me Ditën e Evropës.
Një nga çështjet që është së fundmi në vëmendje është gara për Bashkinë e Tiranës, ku ende pritet të bëhet publik emri i kandidatit të Partisë Socialiste. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar se cilat do të jenë temat konkrete të diskutimit në Asamblenë Kombëtare. Megjithatë, mbledhjet e mëparshme janë bërë ndryshime të rëndësishme në Partinë Socialiste.



