E rëndë në futbollin francez, Wanis Honsor ndërron jetë gjatë stërvitjes
Nga Class•
12 November 2026

Një lajm tragjik ka tronditur futbollin francez. Mbrojtësi Wanis Honsor
ka ndërruar jetë gjatë një seance stërvitore me skuadrën e Saint-Denis,
pasi pësoi një arrest të papritur kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve,
ai nuk arriti të mbijetonte.
“FC Rouen 1899 mësoi këtë mëngjes me trishtim të madh për vdekjen e papritur të Ëanis Honsor, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij Saint-Denis FC.
Wanis luajti në tre ndeshje me ekipin e parë gjatë sezonit 2023/2024, duke shënuar një gol”.




