E rëndë në Fier! Kishte vrrë nipin e Ben Qimes, gjendet i VDKUR SOT NJERIU QË

Selami Hasani është vrarë me armë zjarri në qytetin e Fierit.
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit,
ku ka humbur jetën Selami Hasani, i njohur ndryshe si ‘Sel Çami’. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.
Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt,
i njohur ndryshe si Ben Qimja.
Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që ta lidhin këtë ngjarje të mëparshme me vrasjen e sotme.
Rrethanat e krimit mbeten të paqarta, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për autorët apo motivet e vrasjes.
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Selami Hasanit, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe kishte dalë nga burgu vetëm një javë përpara se të ekzekutohej.
Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesën e tij dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Selami Hasani rezulton të ketë qenë i dënuar për një vrasje të mëparshme. Sipas informacioneve të publikuara, ai dyshohet se kishte vrarë një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.
Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që ta lidhin ekzekutimin e Hasanit me krimin për të cilin ishte dënuar më parë.
Priten detaje të tjera nga Policia për zbardhjen e plotë të krimit.
Mendohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu raportohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.
Top Channel



