E rëndë dhe tronditëse: Një 19-vjeçar gjendet pa shenja jete

Nga Class• 3 October 2026

E rëndë dhe tronditëse: Një 19-vjeçar gjendet pa

Tragjedi në Kaçanik: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete në fshatin Nikaj

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Nikaj të Kaçanikut,

ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt,

Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:30 nga familjarët e të riut.

Sipas Veselit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës dhe ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, sipas policisë, nuk janë evidentuar elemente që tregojnë për përfshirjen e personave të tjerë në rast.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, mirëpo rrethanat e plota të rastit mbeten për t’u sqaruar.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Hetimet janë në vazhdim.