“E kam përjetuar që 14 vjeç”/ Ish-banori i BBVK rrëfen për herë të parë ngjarjen e trishtë, ja çfarë zbulon

Një histori personale që deri më tani nuk e kishte ndarë me publikun.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Adrian Kalanderi, ka vendosur të flasë hapur
për një periudhë të vështirë të adoleshencës, kur është përballur me paragjykime
dhe bullizim për shkak të mënyrës se si fliste.
I ftuar në emisionin “Big Cast”, Adriani u ndal jo vetëm te eksperienca e tij në reality show,
por edhe te një plagë e së kaluarës që, siç duket, ka lënë gjurmë në jetën e tij.
Ai tregoi se gjithçka kishte nisur kur ishte vetëm 14 vjeç, duke përjetuar ngacmime për shkak të vështirësive që kishte me gjuhën.
Ish-banori theksoi se kjo është një çështje që meriton më shumë vëmendje dhe se njerëzit duhet të reflektojnë për mënyrën se si i trajtojnë të tjerët.
“Gjuhën e kam pasur pak problem. Dua t’u tregoj të gjithë shikuesve se kjo nuk është një temë e vogël dhe t’u tregoj njerëzve gjithmonë se si duhet të sillen”, u shpreh ai.

Adriani zbuloi gjithashtu se kishte menduar ta ndante këtë histori me banorët dhe publikun gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, por rrethanat nuk ia mundësuan një gjë të tillë.
“Po të kisha qëndruar ende në Big Brother dhe po të ishte vazhduar kjo situatë, do t’ua tregoja njerëzve të gjithë historinë time”, deklaroi ai.
Rrëfimi i tij rikthen në vëmendje një fenomen që shpesh lë pasoja të thella emocionale.
Vështirësitë në komunikim apo ndryshimet në të folur nuk duhet të kthehen në arsye për të lënduar, përjashtuar apo paragjykuar dikë.
Më të Lexuarat

LAJME
Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për …

LAJME
Vendoret 2027/ Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore

LAJME
Nis sezoni i Shigjetarit! Astrologia zbulon çfarë i pret shenjat e Horoskopit: Dikush mund të ndahet, një tjetër bën “bingo”
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“E kam përjetuar që 14 vjeç”/ Ish-banori i BBVK rrëfen për herë të parë ngjarjen e trishtë, ja çfarë zbulon
Një histori personale që deri më tani nuk e kishte ndarë me publikun. Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Adrian Kalanderi, ka vendosur ...

LAJME
Erion Veliaj e shkarkoi nga puna, reagon Zhaneta Beqiri: Largimi im për …

LAJME
Vendoret 2027/ Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore

LAJME