E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve janë kundër kësaj qeverie

Nga Class• 12 October 2026

E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve

Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 52-të dhe mazhoranca i cilëson

protestuesit si pakicë, studimi i IRI tregon se 51% e qytetarëve janë të pakënaqur me drejtimin e vendit.

 Dy të tretat besojnë se Shqipëria qeveriset në interes të disa grupeve.

Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 52-të dhe kryeministri Edi Rama,

 së bashku me eksponentë të Partisë Socialiste, kanë minimizuar pjesëmarrjen duke i cilësuar protestuesit si një pakicë, studimi më i fundit kombëtar i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon një rritje të ndjeshme të pakënaqësisë ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri.

Sipas sondazhit, 51% e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, një rritje me 7 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024, kur kjo shifër ishte 44%. Vetëm 48% besojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur.

E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve

Rezultatet nuk matin mbështetjen për protestat, por tregojnë se pakënaqësia ndaj qeverisjes është bërë perceptimi dominues në opinionin publik.

Një tjetër tregues që rëndon bilancin e qeverisë është perceptimi se pushteti nuk qeveris në interes të qytetarëve. 66% e të anketuarve besojnë se Shqipëria qeveriset në interes të disa grupeve, ndërsa vetëm 31% mendojnë se qeverisja është në shërbim të shumicës së njerëzve. Krahasuar me vitin 2024, edhe ky perceptim është përkeqësuar, pasi atëherë kjo shifër ishte 62%.

E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve

Kur pyeten për dobësitë kryesore të qeverisë, shqiptarët rendisin në vend të parë emigrimin, më pas korrupsionin dhe rritjen e kostos së jetesës. Në të njëjtën linjë, çmimet e larta, sidomos të ushqimeve, papunësia, pensionet dhe vështirësia për të siguruar një banesë mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Edhe treguesit për të ardhmen japin një tablo pesimiste. 69% e shqiptarëve nuk besojnë se brezi i ri do të ketë një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ndërsa vetëm 29% shprehen optimistë.

E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve

Po aq domethënëse janë edhe të dhënat për emigracionin. Nëse do ta kishin mundësinë, 56% e shqiptarëve deklarojnë se do të largoheshin nga Shqipëria për të jetuar ose punuar jashtë vendit. Prirja është edhe më e fortë te të rinjtë 18-35 vjeç, ku 85% shprehen se do të emigronin nëse do t’u jepej mundësia.

Sa i takon ekonomisë familjare, vetëm 25% e të anketuarve thonë se gjendja e tyre është përmirësuar gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa 31% deklarojnë se është përkeqësuar dhe 44% nuk shohin asnjë ndryshim.

E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve

Sondazhi evidenton gjithashtu se korrupsioni mbetet një nga problemet më serioze të vendit. Shqiptarët identifikojnë si sektorët më të korruptuar kujdesin shëndetësor, gjyqësorin, administratën publike dhe qeverinë qendrore.

E FUNDIT! Sondazhi që fundos Edi Ramën, shumica e shqiptarëve

Megjithatë, mes pak institucioneve që vazhdojnë të gëzojnë besim të lartë publik renditet SPAK-u. Sipas studimit, krijimi i Prokurorisë së Posaçme konsiderohet arritja më e rëndësishme e reformës në drejtësi, ndërsa shumica e qytetarëve deklarojnë se nuk do të mbështesnin një forcë politike që do të synonte kufizimin e kompetencave të saj.

Në tërësi, studimi i IRI përshkruan një klimë të rritjes së pakënaqësisë ndaj qeverisjes. Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej javësh, sondazhi tregon se shumica e shqiptarëve besojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, se qeverisja favorizon interesa të ngushta dhe se emigrimi, korrupsioni dhe kostoja e jetesës mbeten problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi. /Pamfleti