Dosja e 210 mijë eurove, prishet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka rikthyer në gjykim çështjen penale ndaj këngëtarit Luiz Ejlli,
duke prishur vendimin e Apelit të Tiranës që e kishte shpallur të pafajshëm për falsifikim dokumentesh.
Dosja do të shqyrtohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese në Apel.
Çështja lidhet me falsifikimin e një akti noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh.
Sipas akuzës, në kohën kur i ishte hequr licenca e noterit, Ejlli kishte vijuar të përdorte vulën noteriale.
Në tetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi këngëtarin me një vit burgim. Ndërsa Fatmir Abdurramani, i përfshirë gjithashtu në këtë çështje, u dënua me 18 muaj burg.
Por në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit, pas ankimit të mbrojtjes.
Tashmë, vendimi i Gjykatës së Lartë e rikthen çështjen në Apel për një shqyrtim të ri. Kjo do të thotë se pafajësia e dhënë nga Apeli është prishur, ndërsa çështja do të gjykohet nga një trupë tjetër.
Më të Lexuarat

LAJME
EMRAT/ Abuzuan sek*ualisht me 13-vjeçaren, prapa hekurave 46-vjeçari në Tiranë dhe 49-vjeçari nga Fieri! Vijojnë hetimet për abuzuesit e tjerë

LAJME
“Bashkëshorti i Spiropalit kërcënoi me jetë inspektorin e tatimeve”. Drejtori i qeverisë bën deklaratën e fortë, akuza për ...

LAJME
Oerd Bylykbashi jep dorëheqjen si drejtues i PD-së së Durrësit: Nga sot do jem një ushtar i thjeshtë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Dosja e 210 mijë eurove, prishet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin
Gjykata e Lartë ka rikthyer në gjykim çështjen penale ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, duke prishur vendimin e Apelit të ...