Dënoi Thaçin, gazetarja Esmeralda Mulaj : Ja inati që gjykatësi Smith ka me Kosovën (Video)

Gazetarja Esmeralda Mulaj u shpreh se gjykatësi Charles Smith që dha
dënimet për ish-krerët e UÇK-së duket se e ka personale, “që nga koha kur ka punuar në EULEX”.
“Po e lanë, po vazhdoi dhe po heshtën, jam e bindur që aty do shohim të tjerë ish-komandantë
të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse paska sfidë personale (gjykatësi) Charles Smith,
që nga koha kur ka punuar në EULEX. Hashim Thaçi ka humbur babain, nuk e lanë që të shkojë ta shikonte në spital. Mezi i dhanë leje. Nuk e lanë t’i hidhte një grusht dhe ditën që u varros, i dhanë leje vetëm më pas. Çfarë lirish dhe të drejtash njeriu janë këto?
Kadri Veseli humbi të dy prindërit, Jakup Krasniqi humbi vëllain, mbesën. U bë katër herë gjysh pa qenë pranë tyre, pa qenë pranë familjes së vet. Rexhep Selimi i ka lënë fëmijë djalin dhe vajzën e tij, tani ka adoleshentë edhe po i rriten”, tha Mulaj në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
“Kur je prind vetë, mendon edhe si një prind. Fëmijët e tyre prisnin të liroheshin. Pra, të gjitha këto janë shumë të rënda, duke parë se për çfarë luftuan dhe për çfarë po dënohen”, shtoi gazetarja. (A2 Televizion)
Më të Lexuarat

LAJME
“Berisha, përfaqësues i interesave ruse në Shqipëri”, Meçe: Qori u materializua tek Antifa, lideri blu i ruhet shpagimit nga jashtë!

LAJME
Albin Kurti ‘hakmerret’ ndaj atyre qe e lan ne lloq Arlinden, ja vendimi

LAJME
U transferua në burgun e Fierit/ LAJM I FUNDIT: Erion Veliaj merr vendimin EKSTREM...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Dënoi Thaçin, gazetarja Esmeralda Mulaj : Ja inati që gjykatësi Smith ka me Kosovën (Video)
Gazetarja Esmeralda Mulaj u shpreh se gjykatësi Charles Smith që dha dënimet për ish-krerët e UÇK-së duket se e ka p...

LAJME
“Berisha, përfaqësues i interesave ruse në Shqipëri”, Meçe: Qori u materializua tek Antifa, lideri blu i ruhet shpagimit nga jashtë!

LAJME
Albin Kurti ‘hakmerret’ ndaj atyre qe e lan ne lloq Arlinden, ja vendimi

LAJME