Dalin pamjet/ Policia po përdor armë të rënda ndaj studentëve protestues: "Janë v**jeprurëse"

Nga Class• 15 October 2026

Dalin pamjet/ Policia po përdor armë të rënda ndaj

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale ka ngritur shqetësime lidhur

me mjetet që dyshohet se janë përdorur nga efektivët e Policisë gjatë protestave të fundit në Tiranë.

Azmer Duleviç, përmes një postimi në Instagram, ka publikuar fotografinë e një kablloje të trashë,

duke pretenduar se mjete të tilla po përdoren nga policia për të goditur protestuesit.

“Kjo është kriminale! Po si more përdorni kabllo alumini me S=70mm² si shkop gome! Po a e dini që forca goditëse e kësaj kablloje ta çan kafkën?”, shkruan ai në reagimin e tij.

Dalin pamjet/ Policia po përdor armë të rënda ndaj

Në fotografi shihet një objekt i zi, me një prerje tërthore ku duken përçues metalikë, i mbajtur nga një person me dorezë.

Duleviç pretendon se bëhet fjalë për një kabllo elektrike me seksion 70 mm², e cila, sipas tij, mund të shkaktojë dëmtime serioze nëse përdoret për goditje.