Cfare i ka ndodhur Rozana Radit, dalin fotot befasuese!

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka shqetësuar ndjekësit pas publikimit të disa fotografive
në rrjetet sociale, ku ka zbuluar një dëmtim që ka pësuar në zonën e syrit të djathtë.
Artistja ka shpjeguar se ky është edhe shkaku përse gjatë periudhës së fundit
është shfaqur më rrallë në ekran dhe në Instagram, ndërsa ka mbajtur vazhdimisht syze.
Përmes një postimi në Instastory, Rozana ka treguar se gjithçka ka ndodhur gjatë aktivitetit fizik, kur është rrëshqitur dhe ka pësuar një dëmtim në fytyrë.
“Siç mund ta shihni, gjatë aktivitetit fizik, rrëshqita dhe pësova një dëmtim në zonën e syrit të djathtë”, ka shkruar këngëtarja.

Në fotografinë e publikuar shihet zona e ënjtur dhe e skuqur rreth syrit, ndërsa artistja ka bërë të ditur se po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
“Po ndiqem nga mjekët e Spitalit Amerikan e ndërkohë pres të rekuperoj e të vazhdoj aktivitetet e mia”, ka sqaruar ajo.
Pavarësisht pamjes shqetësuese të dëmtimit, Rozana ka qetësuar ndjekësit, duke theksuar se gjendja e saj është përmirësuar.
“Me e keqja ka kaluar tashmë. Faleminderit për interesimin”, ka përfunduar këngëtarja në mesazhin e saj.
Artistja ka treguar gjithashtu se dëmtimi nuk e ka penguar plotësisht në angazhimet profesionale, pasi ka vijuar edhe me xhirimet e planifikuara, megjithëse sipas saj duhej të shmangte përdorimin e makijazhit për një periudhë.
Ndërkohë, Rozana ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”, pavarësisht kohës që do t’i duhet për rikuperimin e plotë.
Për momentin, këngëtarja po vijon ndjekjen mjekësore, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e saj shëndetësore.



