Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Nga Class• 15 November 2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të

Profesori dhe filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas fishkëllimave ndaj himnit të Izraelit

nga tifozët e Kosovës gjatë ndeshjes së zhvilluar mes dy përfaqësueseve,

duke kritikuar këtë veprim dhe duke e lidhur atë me

qëndrimin e palestinezëve ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Latifi ka thënë se himni i Izraelit, shtet që e njeh pavarësinë e Kosovës, është fishkëllyer, sipas tij, në shenjë solidariteti me një popull që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“I fishkëllejnë himnit të një populli, i cili ta njeh shtetin e pavarur, në një kohë kur ky shtet ende ka nevojë ekzistenciale për t’u njohur dhe pranuar në bashkësinë e shteteve”, ka shkruar Latifi.

Latifi kritikon arsyetimin e fishkëllimave

Sipas tij, fishkëllimat ndaj himnit izraelit janë bërë në emër të solidaritetit me popullin palestinez, qëndrimin e të cilit ndaj Kosovës ai e ka kritikuar ashpër.

“Për llogari të një populli, i cili jo vetëm që nuk të njeh, por të konsideron pjesë integrale të shtetit serb”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka komentuar edhe arsyetimin se veprime të tilla bëhen për solidaritet moral me viktimat palestineze.

“Thonë se kjo bëhet për solidaritet moral me viktimat e atij populli. Por ja që ai popull nuk i njeh as viktimat, as vuajtjet e luftës tande për çlirim”, ka shkruar ai.