Berisha: Po i mohojnë ndërhyrjen mjekësore, ndëshkim se nuk dorëzoi Bashkinë e Tiranës

Reagimi i plotë:
Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia!
Lubia dhe Palloshi i saj i gjatë Edvin Balluku rikthejnë standardet më të zeza e më çnjerëzore
të diktaturës më të egër në qëndrimin ndaj të burgosurit Erion Veliaj.
Të dashur miq, avokati i të burgosurit Erion Veliaj dhe së fundmi edhe vetë ai,
me një letër drejtuar Lubi Ballukut, akuzojnë Lubinë dhe Ramën se nuk i lejojnë ndërhyrjen
e domosdoshme në këmbën e thyer, si ndëshkim për kundërshtimin e urdhrave të tyre për t’ia dorëzuar Bashkinë e Tiranës benjaminit të tyre, Arbër Hajdari. Me këtë qëndrim çnjerëzor ndaj një të burgosuri me frakturë të kërcirit, dyshja famëzezë Lubi dhe Edvin Balluku dëshmojnë se e duan të vdekur sa më parë Erion Veliajn.
Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të standardeve më të zeza, shtazore, të bastardëve të bllokmenëve hoxhistë, por edhe qëndrimin absolutisht çnjerëzor të prokurorëve të çështjes, të cilët heshtin para këtij krimi shtetëror. U bëj thirrje Komitetit Antitorturë, Komisionerëve për të Drejtat e Njeriut pranë KiE-së, OSBE-së, OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar trajtimin ligjor të të burgosurit Erion Veliaj, jeta e të cilit është në rrezik të lartë nga dyshja shtazore Lubi dhe Edvin Balluku.
Më të Lexuarat

LAJME
Spiropali akuzoi Ballukun se i bëri presion përmes drejtorëve të saj, reagon kreu i Tatimeve: Deputetja dhe bashkëshorti kërcënuan

LAJME
Erion Veliaj thyen heshtjen nga burgu, i dërgon letër publike Belinda Ballukut!

LAJME
Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat d
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Berisha: Po i mohojnë ndërhyrjen mjekësore, ndëshkim se nuk dorëzoi Bashkinë e Tiranës
Reagimi i plotë: Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia! Lubia dhe Palloshi i saj i gjatë Edvin Balluku rikthejn&e...

LAJME
Spiropali akuzoi Ballukun se i bëri presion përmes drejtorëve të saj, reagon kreu i Tatimeve: Deputetja dhe bashkëshorti kërcënuan

LAJME
Erion Veliaj thyen heshtjen nga burgu, i dërgon letër publike Belinda Ballukut!

LAJME